6 ambasadorë shkuan në selinë e PD; Përfundon takimi rreth 75 minuta me Lulzim Bashën
Rreth 75 minuta ishte takimi mes ambasadorëve të akredituar në Tiranë me kreun e PD Lulzim Bashën.
Ambasadorët e SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë janë pritur në selinë e PD, nga nënkryetarja Jorida Tabaku dhe Sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi.
Takimi vjen pas situatës së krijuar në PD dhe përplasjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Një situatë kaotike u krijua dje në PD, pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Sali Berisha e Lulzim Basha shkëmbyen akuza të rënda gjatë pasdites.
Fraksion.com