Trafik droge në Danimarkë, SPAK konfiskon 1 milion euro pasuri
SPAK ka sekuestruar sot një pasuri me vlerë 1 milion euro, e krijuar nga aktiviteti i trafikut ndërkombëtar të drogës në Danimarkë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi konfiskimin e 1 milion eurove pasuri të grupit të Astrit Beqirajt si dhe pularisë, 5 makinave dhe 220 mijë eurove që i kalojnë shtetit.
“Pasuri dhe cash konfiskuar nga SPAK. Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal – trafik ndërkombëtar droge në Danimarkë. Vlera:1 milion euro i kalojnë shtetit shqiptar. Një aktivitet biznes pulari në Shkodër= 400 mijë euro si dhe 5 automjete të ndryshme. 173 500 € dhe 8.6 milionë lekë cash”, thuhet në njoftim.
SPAK akuzon Astrit Beqirajn për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që kanë operuar jo vetëm në territorin e Danimarkës, por dhe në Gjermani, Holandë, Suedi, Belgjikë, Shqipëri.
Fraksion.com