AktualitetPolitikëTë fundit

“SPAK është në autobus”, Minxhozi: S’mund të akuzosh Berishën si komunist pas 16 vitesh në politikë! Bozo: SHBA ka thyer ekuilibrin

Analisti Skënder Minxhozi, në emisonin ‘Real Story’ tha se PD sot për përballet me dy kriza që janë shkaktuar si pasojë e faktorit të jashtëm.

Gjatë bisedës në studio Minxhozi theksoi se edhe ata që e provokuan këtë krizë, sot mund të shohin se si partia më e madhe opozitare në vend është në një situatë të thellë kritike.

Sipas tij nëse drejtësia e re do të ishte furnizuar me prova atëherë nuk do të ishin mbajtur foltoret apo Kuvendi i 11 dhjetorit, pasi sipas tij shpallja non-grata ishte ajo që shkaktoi këtë krizë në PD.

“Unë vazhdoj të insistoj se këtu kemi dy kriza. Sot Berisha po vuan faktin se nuk shfrytëzoi procedurën kur i erdhi në qershor tek dera. Iu lutën njerëz që janë edhe pranë tij, Harxhi, Kadilli, Nishani, ka pasur thirrje publike dhe asnjë zë. Pra ashtu nuk është e drejtë që Basha të zbuloi sot se Berisha ka bërë 21 janarin, kur ka shkuar bashkë me Berishën dhe ka numëruar akuzat. Nuk mund të rrish 16 vjet në politikë dhe të zbulosh sot se Berisha është komunist i lidhur me krimin. Pra janë dy kriza që përplasen hapur për shkak faktorit të jashtëm, të shpalljes non-grata. Jam i bindur se edhe ata që e provokuan këtë krizë, amerikanët kanë rastin sot, të vërejnë se si me një shkresë është futur në një krizë pa kthim një nga dy partitë më të mëdha të Shqipërisë. Amerikanët pasi ndërtuan me shumë vullnet politik, i futën të gjithë në parlament, ndërtuan një pistë apo korsi juridike dhe nuk ranë dakord që politikanët e Shqipërisë për mynxyrat që i numërojnë njërit-tjetrit nuk ndoqën korsinë juridike. Në vetvete është akt politik… Nëse ti ke të dhëna, për investimin që ke bërë dhe që të mos krijohet kjo situatë, t’i për hir të mosparagjykimit të procesit, apo keqpërdorimit, t’i si palë përse nuk ndoqe korsinë juridike deri në fund dhe ta vësh edhe para një prove drejtësinë e re…Më vonë mund të vinte edhe një masë e tillë që krijon këtë tërmet. Por kur krijohet vetëm tërmeti politik dhe nuk furnizohet drejtësia që të shuhet paragjykimi…Pra ideja është që ky shtet amerikan qe u investua, nëse e ndërtoi këtë mos gjuaj me bomba jashtë sistemit, por jepja sistemit bombat që ke që të mos keqpërdoret ngjarja. Furnizo drejtësinë e re të bëjë punën dhe në këtë rast nuk do të kishim as foltore dhe asgjë.

 

 

Zoti Basha ku është në këtë mes? Ka thënë e pezulloj përkohësisht zotin Berisha deri sa të sqarohet çështja?

Minxhozi:  Duhet të kishte korsi hetimi të sistemit dhe jo jashtë sistemit.  Jo nga një instancë e një shteti tjetër. Ai akt solli këtë situatë. SPAK është në autobus nuk është fare në këtë proces.

Nga ana tjetër anëtari i Këshillit Kombëtar, Eno Bozdo theksoi se nuk mund të dalësh sot dhe të hedhësh akuza sot për Berishën, kur për gjatë gjithë kësaj kohë ke qenë krah tij. Po ashtu ai theksoi se është goditur ekuilibri i brendshëm i opozitës, ndërsa shtoi se pavarësisht se Berisha është shpallur non-grata por nuk është paraqitur asnjë provë kundër tij.

Nuk mund t’i thuash demokratëve që Berisha bëri 97 edhe për 21 janarin nuk mund t’ja thuash demokratëve. Basha pret të vijë Amerika dhe t’i marrë të gjithë këta, por ashtu po pret që Amerika ta mbrojë. Është shumë e thjeshtë për Berishën të bësh djallin sot. Nuk është e ndershme t’i ndriçojmë sot vetëm skutat e errëta. Berisha është figurë që ka edhe merita. Proceset më të rëndësishme historike janë të lidhura me figurën e Berishës. Unë kam shumë respekt për njeriun që sfidon atë vendim…Ky njeri ka të drejtë të ketë prova dhe i ka kërkuar…Nëse ata nuk japin prova ai është problemi i tyre. Më thoni provën më të vogël dhe unë zhdukem nga politika…E ka thënë edhe këtë. Po përse nuk e dimë ne kush e bën sot korrupsionin në Shqipëri…SHBA ka thyer ekuilibrin e brendshëm, goditën rëndë opozitën”, tha Bozdo.

 

Fraksion.com