AktualitetTë fundit

Po planifikonin vrasje në Tiranë, policia mësyn në shtëpinë e njërit prej të kërkuarve, gjejnë pistoletë

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin “Mataro”, e cila kishte si qëllim vrasjen e Preng Palucës.

Efektivët kanë mësyrë në apartamentin në përdorim nga Edmir Vlashi, e kanë gjetur atje materiale një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër. Policia ka shpallur në kërkim dy shtetasit, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka. Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se pistoleta është dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se ajo është përdorur në një ngjarje kriminale.

Vlen të përmendet që në vazhdën e këtij operacioni janë vënë më herët në pranga Nikoll e Marie Marku dhe Mark Lamkja.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Vijon operacioni “Mataro”.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, Policia zbulon një apartament në përdorim nga shtetasi E. V.

Gjatë kontrollit të apartamentit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armë zjarri pistoletë, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër.

Shërbimet e Policisë Lezhë kanë vijuar punën intensive për dokumentimin e plotë e veprimtarisë kriminale të shtetasve E. V. dhe M. N. të cilët janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mataro”.

Si rezultat I veprimeve të thelluara hetimore është zbuluar një apartament që ishte në përdorim nga shtetasi E.V. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në këtë apartament gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër.

Gjatë operacionit “Mataro” u vunë në pranga 3 shtetas, u shpallën në kërkim shtetasit E. V. dhe M. N., si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, Edmir Vlashi, Hektor Ndoka.

 

Fraksion.com