AktualitetPolitikëTë fundit

PD kallëzon në SPAK Këlliçin, Spahon, Vokshin, Kason dhe Minarollin: Falsifikuan vulën…

Partia Demokratike kallëzoi sot në SPAK 5 ish-funksionarë, për falsifikimin e vulës së Partisë Demokratike. PD kallëzoi deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi si dhe Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli.

“Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal”, thuhet në një njoftim për median.

Në kallëzim thuhet se këta janë persona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.

 

Fraksion.com