AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama viziton banorët e përmbytur në Fier

Kryeministri i vendit,  Edi Rama ka mbërritur në Ferras të Fierit këtë të hënë, pasi lumi Vjosa doli nga shtrati dhe shkaktoi përmbytje.

Niveli i lumit Vjosa ka rënë këtë mëngjes, por dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë ende nën ujë.

Situata paraqitet më e qetë. Uji është larguar nga banesat, duke lënë pas baltë dhe llum. Gjatë natës, banorët kanë qëndruar te familjarët e tyre. Ata apelojnë për ndihmë, ndërkohë që thonë se dëmet janë të shumta, uji u ka shkatërruar pajisjet elektroshtëpiake.

 

Fraksion.com