Horoskopi javor, 13- 19 dhjetor 2021
Ky është horoskopi javor nga data 13 deri në 19 dhjetor 2021. Parashikim i yjeve për punën shëndetin dhe dashurinë për secilën shenjë.
Dashi
Në shumë ditë do ndiheni të ngarkuar dhe aspak mirë emocionalisht, megjithatë do e shtyni javën. Kohët e fundit keni pasur goxha debate me të dashurin tuaj të zemrës dhe kjo klimë e tensionuar nuk iu pëlqen aspak. Humori i partnerit do ndryshojë ashtu si edhe klima në çift. Nëse jeni beqarë dhe takoni dikë interesant mos u ngutni për asgjë. Nëse ju duhet një këshillë kërkojuani miqve. Kujdes me financat sepse po nuk e bëtë sot nesër do jetë shumë vonë. Shëndeti do shkojë mirë dhe ju do jeni dinamike. Gjithsesi mos punoni shumë sepse do lodheni. Në punë, Jupiteri do iu ndihmojë të kaloni çdo pengesë. Do arrini objektivat kryesore që i keni vënë vetes.
Demi
Paragjykime, mërzitje, debate dhe konflikte do ketë këtë javë. Shumicën e kohës do ndiheni keq. Situata për ju çiftet do jetë e tensionuar. Kësaj here nuk do jeni ju shkaktarët. Partneri po bëhet i padurueshëm dhe sado durim të keni nuk do e ruani dt harmoninë. Për ju beqarët priten flirte. Do pëlqeheni shumë gjatë kësaj jave, por aventurat që do kaloni mund te mos iu pëlqejnë shumë. Saturni ju këshillon të tregoheni vigjilentë me financat për të mos e përkeqësuar gjendjen. Për sa i përket shëndetit nuk do keni për çfarë te ankoheni pasi do jeni në formë shumë të mirë. Në punë duhet të jeni realiste dhe me këmbë në tokë nëse doni të merrni një drejtim të ri. Do merrni një vendim të rëndësishëm.
Binjakët
Këtë javë do jeni shumë më të vendosur dhe të bindur plotësisht për të hedhur hapa para. Mirëqenia do mbizotërojë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Do kaloni vetëm momente të bukura pranë partnerit dhe as që do mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Ju beqarëve do ju rëndojë pafund vetmia dhe kjo mund t’iu shtyjë të bëni gjëra të gabuara. Kujdes sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Buxheti nuk do jetë ashtu si keni dashur dhe mund të bëni edhe sakrifica për të mos u rrënuar plotësisht. Nëse familjaret ju ofrojnë ndihme pranojeni e mos u tregoni krenarë. Shëndeti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do jeni të motivuar dhe do arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë.
Gaforrja
Në disa momente do ndiheni si të përhumbur këtë javë megjithatë nuk do dorëzoheni dhe do mundoheni ta bëni jetën më të bukur. Çdo gjë do jetë e qetë për ju çiftet dhe kjo sepse lidhja juaj do bazohet tek ndershmëria dhe sinqeriteti. Që ne momentin parë që shihni se diçka nuk po shkon mirë, ju merrni iniciativën dhe flisni me partnerin. Edhe për ju beqarët do jetë një javë shume e mirë. Përfitoni sa me shume! Mos besoni tek reklamat për te bere shpenzime, por kurseni sa me shumë te mundni. Dielli dhe Saturni do jenë planetët që do e mbrojnë shëndetin tuaj. Kujdes me ushqimin e tepërt sepse mund të sjelle pasoja tek stomaku dhe mëlçia. Pozitiviteti do iu ndihmojë të zgjidhni të gjitha problemet profesionale. Mos ngurroni as të kërkoni të drejtat tuaja.
Luani
Kjo do jetë një javë e mrekullueshme. Do jeni praktikë dhe optimistë. Ju të dashuruarit çdo ditë do përjetoni ndjesi të reja dhe do ju duket shpesh sikur jeni nëpër ëndrra. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nuk duhet të luani me zjarrin vetëm për të ndryshuar statusin sepse mund të lëndoheni keq. Sektori i financave nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Prej pak kohesh po ecni vetëm me plane dhe kjo është gjëja më e mirë. Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë dhe herë do lerë për të dëshiruar. Mundohuni të konsumoni nga të gjitha llojet e ushqimeve. Në punë vërtet do lodheni pak, por arritjet do ju bëjnë krenarë për veten.
Virgjëresha
Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Planetët dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Ju të dashuruarit do i shprehni më tepër ndjenjat dhe këtë do e bëjnë me mënyra nga më të veçantat. Partneri nga ana tjetër do iu dashurojë pa dorashka dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët vërtet do lodheni tej mase duke joshur, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme. Në punë do jeni këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur atje ku dëshironi. Mund të lodheni disi, por do arrini atje ku doni.
Peshorja
Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Financat ne tërësi do jenë të mira. Hëna madje mund të sjellë edhe një surprizë nga mesi i javës. Shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Do ndiheni në forme të mire fizike. Gjithsesi bëni kujdes nëse keni për të bërë rrugë të gjata. Në punë do i mbani premtimet dhe fjalët e dhëna kështu që do gëzoni mbështetjen e të gjithëve.
Akrepi
Planetët do iu japin forcë dhe gjallëri për të arritur çdo gjë që dëshironi këtë javë. Do jeni edhe më origjinalë e kreativë. Me partnerin do keni disa probleme të vogla dhe për disa ditë mund të qëndroni edhe larg njëri-tjetrit. Saturni do jetë planeti që do ju bëjë t’i mendoni gjërat më seriozisht dhe në fundjavë situata do ndryshojë për mirë. Ju beqarët do bëni çdo gjë për të rënë në sy. Mund të merrni ftesa të rëndësishme dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht shumë falë një shpërblimi të majme që do merrni nga puna. Përfitoni për të bërë disa investime për shtëpinë. Për shëndetin do kujdeseni deri në detaje dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Jeta profesionale do ecë para me ritme më të shpejta.
Shigjetari
Kjo javë ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e mbushur me lumturi. Juve që jeni në një lidhje, këtë jave do iu duket sikur do kaloni një muaj mjalti. Partneri do përkujdeset mjaft dhe disa dëshira do iu plotësohen. Neptuni nga ana tjetër do ndikojë pozitivisht tek jeta sentimentale e ju beqarëve. Tregohuni të ndershëm me ato që do shprehni dhe mos u nxitoni për asgjë. Me financat do tregoheni të matur dhe kjo është një cilësi shumë e nevojshme në këtë kohë të vështirë. Në planin shëndetësor nuk do ketë probleme. Rezistenca juaj fizike do jetë e jashtëzakonshme dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Mundohuni të mos stresoheni. Në punë do keni shumë fat dhe çdo objektiv do e arrini pa shumë mundim.
Bricjapi
Kjo javë nuk do jetë as e mirë e as e keqe. Për çështjet e zemrës gjërat nuk do ecin për mrekulli. Ju të dashuruarit do keni dyshime për partnerin tuaj dhe do mundoheni ta përndiqni atë gjithë kohës. Kjo do e acarojë edhe më tepër marrëdhënien mes jush. Ju beqarët nuk do ngurroni t’ia shprehin ndjenjat atyre që do pëlqeni dhe në këtë mënyrë do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Me financat do keni vështirësi dy ditët e para, por dalëngadalë situata do stabilizohet. Do e gjeni çelësin e suksesit. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni mbrojtje të mirë imunitare. Në punë do mundoheni shumë gjithë javës, por do arrini atë që keni dashur. Disa kolegë do ju mbështesin fort.
Ujori
Këtë javë asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do e humbisni tërësisht arsyen. Influenca e planetëve në planin sentimental të çifteve do jetë negative. Do përballeni me vështirësi dhe do debatoni fort. Ju beqarët do keni mjaft takime, por përsëri nuk do e takoni dot atë që keni ëndërruar prej kohësh. Nëse nuk ndiheni të sigurt mos krijoni kot së koti një lidhje. Në planin material do fillojë një periudhë mjaft pozitive. Do keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe të hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, përveç ndonjë gripi sezonal. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Në punë do tregoheni më të hapur dhe do merrni iniciativa të reja. Dikush do iu bëjë një ofertë të cilën duhet ta mendoni njëherë.
Peshqit
Hidheni pak krahëve të shkuarën e hidhur këtë jave dhe ecni përherë me skema. Ju që jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje me partnerin sepse sjellja e tij do iu duket e papranueshme. Do kishit preferuar që ai të tregohej më i hapur me ju. Më në fund, falë mbështetjes së Venusit edhe ju beqarët do mund të takoni personin ideal. Jeta juaj do të ndryshojë rrënjësisht. Edhe me financat do keni shumë fat. Buxheti juaj do të rritet mjaft dhe kjo do iu lejojë të bëni pak më shumë shpenzime. Falë mbështetjes së Marsit dhe Venusit tek shëndeti, nuk do keni për çfarë të shqetësoheni. Merruni edhe me pak sport. Në punë do jeni të vendosur të realizoni të gjitha objektivat dhe do ia dilni mbanë me sukses.
Fraksion.com