AktualitetTë fundit

Agalliu: Shembet ura e ndërtuar para 5 vitesh në Kallarat të Vlorës

Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu ka reaguar sot në lidhje me shembjen e urës në fshatin Kallarat, të Vlorës.

Agalliu thekson se ura e ndërtuar 5 vite më parë është shembur dhe banorët dhe bagëti janë në rrezik nga përmbytja.

“Në fshatin Kallarat, Vlorë, është shembur plotësisht ura. Kjo ka bërë që të ngelen të izoluar njerëz dhe bagëti, të cilët rrezikojnë nga koha e keqe. Kjo urë është ndërtuar para 5 viteve dhe para 3 viteve i është nënshtruar rikonstruksionit. Kjo vërteton edhe njëherë sesi abuzohet me këto vepra”, shprehet ai.

Gjithashtu, Agalliu deklaroi se vijojnë të ngelen të përmbytura zonat rreth Vjosës, dhe jo vetëm.

“Qyteza e Selenicës, në zonën e quajtur Bishti i Malit është bërë e pa kalueshme, si çdo fshat përgjatë Vjosës. Mungesa e theksuar e investimeve në argjinaturë, në kanalet kulluese, abuzimi me shtratin e lumit nga kompanitë e inerteve si dhe ndërtimet pa leje bëjnë që sot të kemi këto përmbytje”, u shpreh ai.

 

Fraksion.com