AktualitetEkonomiTë fundit

Ura e Serbinit-Shtushaj në Bulqizë, u shërben 4.000 banorëve

Inaugurohet rruga Ura e Serbinit – Shtushaj në bashkinë Bulqizë që u shërben 4000 mijë banorë që jetojnë në disa fshatra, Okshatinë, Homezh, Kovashicë, Shtushaj, Zogje, Bllacë, Mazhicë e Gjuras.

Në ceremoninë  e inaugurimit morën pjesë kryetari i bashkisë Bulqizë Lefter Alla, deputeti i qarkut Dibër Lavdrim Krrashi, kryetarja e këshillit të qarkut Dibër Valentina Haliti, përfaqësues të pushtetit vendor dhe banorë të zonës.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari Alla u shpreh se, “rruga Ura e Serbinit-Shtushaj, ka qenë jo vetëm një premtim elektoral, por edhe një nga ëndrrat e kahershme të mbi 4000 mijë banorëve që jetojnë në këto fshatra”.

Sipas tij, duke iu bashkuar akseve të tjera kombëtare, Rrugës së Arbrit dhe asaj Ura e Çerenecit-Zgosht, kjo rrugë do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e këtyre fshatrave drejt tregjeve kombëtare e rajonale.

“Shumë prej banorëve u shprehën entuziast për ndërtimin e kësaj rruge, sipas të cilëve kjo ka qenë një ëndërr e kahershme dhe e parealizuar nga asnjë qeveri e mëparshme”, tha ai.

Kryetari Alla u shpreh se infrastruktura rrugore do të vijojë të jetë një nga prioritetet e punës së tij.

 

Fraksion.com