Turqia më 19 dhjetor do të lëshojë satelitin Turksat 5B
Sateliti i ri i telekomunikacionit turk Turksat 5B do të lansohet nga kompania amerikane e hapësirës ajrore SpaceX më 19 dhjetor, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqise, Adil Karaismailoğlu.
Sateliti, i prodhuar nga Airbus u transferua nga Franca në SHBA më 29 nëntor, bëri të ditur Karaismailoğlu gjatë një konference për media në kryeqytetin Ankara.
Sateliti i ri, tha ai, do të jetë sateliti më i fuqishëm i vendit që do të rrisë kapacitetin e brezit dhe do t’i shërbejë jo vetëm Turqisë por edhe vendeve fqinje.
“Sateliti është prodhuar me kontributin e industrisë vendase të Turqisë”, tha Karaismailoğlu.
Ai shtoi se sateliti, i cili pritet të shërbejë për 35 vjet, ka gjeneratën e re të sistemit impulsiv me energji elektrike.
Fraksion.com