AktualitetBota+Të fundit

Putin: Ndodhitë në Donbas i ngjajnë gjenocidit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se ndodhitë në Donbas në lindje të Ukrainës i ngjajnë krimit të gjenocidit.

Putin përmes video-thirrjes iu drejtua pjesëmarrësve në konferencën e organizuar nga Këshilli për shoqërinë civile dhe avancimin e të drejtave të njeriut ndërsa në fjalimin e tij komentoi krizën në Ukrainë.

Duke theksuar se rusofobia është një hap para gjenocidit, Putin tha se kjo lloj fobie është e pranishme në Donbas.

“Të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në Donbas. Ngjarjet atje sigurisht që i ngjajnë gjenocidit. Megjithatë, duhet pasur kujdes që të mos degradohet ky term”, tha Putin.

 

Fraksion.com