AktualitetPolitikëTë fundit

Nesër Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar kurse Basha feston themelimin e PD-së

Ditën e nesërme, Sali Berisha do të organizojë Kuvendin Kombëtar në stadiumin ‘Air Albania’, ndërsa Lulzim Basha do të organizojë një tjetër aktivitet.

Basha do të mbledhë demokratët për të festuar 31 dhjetorin e themelimit të PD. Ndonëse publikisht është thënë se Berisha me mbështetësit e tij do të votgojë pro shkarkimit të Bashës, duket se kreu i PD nuk i trembet aspak këtyre paralajmërimeve.

Në të njëjtën orë kur do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Berisha, kryedemokrati do të jetë brenda selisë së PD.

Ndërkohë ky i fundit do të mbajë Kuvendin Kombëtar më 18 Dhjetor dhe ka ftuar edhe Berishën që të marrë pjesë.

 

Fraksion.com