AktualitetTë fundit

Laboratori i heroinës në Has, SPAK: Konfiskohet hoteli ‘Ador’ në Rinas. Prona me vlerë 5 mln euro i kalon shtetit

Hoteli ‘Ador’ në pronësi të Admir Hoxhës, i ka kaluar shtetit.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion njofton se kjo pronë me vlerë 5 milion euro, që ndodhet në Rinas, është konfiskuar.

“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Admir Hoxha, i cili është ende në kërkim nga policia, ishte truri i laboratorit të heroinës në Has dhe ai që kishte organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë, që më pas përpunohej në laboratorin e Hasit që u zbulua në 19 tetor të vitit të kaluar. Lënda narkotike vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja dhe pasi përpunohej në labortaorin në Has, shpërndahej më pas në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.

Hoxha është dënuar me 12 vite burg në mungesë.

 

Fraksion.com