Kuvendi i 11 dhjetorit, Gledis Nano: Masat do të jenë të bazuara në informacionet e institucionet e marra
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano u pyet sot edhe për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe masat që do të marrë policia.
Nano tha se këto masa do të jenë në raport me informacionet e marra nga institucionet ligjzbatuese dhe ato të inteligjencës.
“Për ditën e nesërme, Policia është gjithmonë në gatishmëri. Policia është e fokusuar gjithmonë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, për të krijuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë qytetarët. Policia ka qenë e drejtuar me qasje drejt informacionit dhe inteligjencës. Bazuar në informacionet që do të kemi nga Policia e Shtetit, gjithashtu dhe nga institucionet të tjera ligjzbatuese dhe të inteligjencës do të merren masa”, deklaroi kryepolici Nano.
Fraksion.com