“Buxheti 2022 është antisocial, rrit….”; Meta ia kthen prap Kuvendit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot kthimin në Kuvend të “Buxhetin 2022”.
Sipas argumenteve të Kreut të Shtetit, në tërësinë e tij ky Buxhet antisocial, ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale, si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij.
– Në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial:
– Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale;
– Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij;
– Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë;
– Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor.
Fraksion.com