Banorët e “Big Brother VIP” paguhen për qëndrimin brenda në shtëpi
“Big Brother Albania”, reality show që këtë herë u vendos të mbahet me VIP-at shqiptarë, u kthye në emisionin më të ndjekur të trevave shqiptare dhe të gjithë jemi përfshirë sadopak në historitë e personazheve.
Dy herë në javë, Arbana Osmani na shoqëron në ekran së bashku me “yjet” e saj, duke na mbajtur të ngulitur për orë me radhë.
Jeta e personazheve VIP tashmë është 24 orë në ekran dhe çdo “dramë” e tyre komentohet në masë nga publiku.
Por, e dini se personazhet VIP paguhen për qëndrimin në shtëpi? Portali “Juda.al” bën me dije se çdo banor paguhet 1500 euro në javë për të qëndruar i izoluar dhe për t’u monitoruar gjatë gjithë kohës.
Ato që kanë hyrë që nga fillimi janë Iliri, Sabiani, Monika, Arjola, Donaldi, Beniada dhe shuma që ata kanë përfituar deri më tani është 13,500 Euro duke llogaritur qëndrimin e tyre prej 9 javësh brenda. Pas tyre vijnë Beatrix dhe Sarah të cilat u futen natën e 24 tetorit gjatë spektaklit LIVE. Të dyja bukuroshet deri më tani kanë përfituar 9000 Euro duke llogaritur se janë bërë pjesë e shtëpisë para 6 javësh. Pas tyre vijnë DJ PM & DAGZ kanë 5 javë qëndrimi brenda dhe kanë përfituar deri më tani 7500 Euro.
Më pas janë Antonela dhe Meridiani që kanë 3 javë qëndrimi brenda dhe deri më tani kanë përfituar 4500 Euro.
Edhe banorët e ikur si Semi, Fifi, Sheila, Arditi, Paloma, Kledi, Graniti etj. kanë përfituar dhe ata nga qëndrimi i tyre të izòluar në bazë të javëve që kanë qëndruar në Big Brother VIP.
Fraksion.com