Xhaçka takon të dërguarin e SHBA-së Gabriel Escobar: Shqipëria e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar ka vijuar takimet e tij të parashikuara në agjendë me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët e SHBA-së për agjendën e rajonit”, shkruan Xhaçka.
Fraksion.com