AktualitetTë fundit

Rrëshqet dheu, makinat mbulohen nga balta: Bllokohet aksi Vlorë-Orikum

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në Vlorë.

Për pasojë është bllokuar aksi rrugor Vlorë-Orikum. Siç duket në pamjet e siguruara nga Top Channel, në rrugën në afërsi të Jonufrës ka prezentë të lartë të baltës, duke e bërë totalisht të pakalueshme për mjetet.

Moti i keq në Vlorë ka shkaktuar dhe vonesa në mbërritjen e tragetit të linjës Brindisi-Vlorë. Por, pas më shumë se 20 orësh, njoftohet se trageti me 118 pasagjerë në bord po i afrohet kalatës se portit të Vlorës për t’u ankoruar dhe përpunuar mjetet dhe pasagjerët.

Deti  me dallgë deri në 6 ballë në gji dhe era e fuqishme deri në 20m/s rrezikon tragetet nga përplasja me kalatën.

 

Fraksion.com