Partneriteti me SHBA, ‘Ballkani i Hapur’ dhe dialogu Kosovë-Serbi, Rama zbardh takimin me Escobar
Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka bërë me dije se me zyrtarin e lartë amerikan folën për partneritetin mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë.
Në pamjet e publikuara nga vetë Rama, shihet se Escobar është pritur si fillim në një zyrë ku u zhvillua një diskutim.
Në shoqërinë edhe të ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, Rama i ka treguar zyrtarit amerikan zyrën e tij, në të cilën bënë edhe disa foto së bashku.
Fraksion.com