AktualitetNATO/BETë fundit

Misioni i KFOR në Kosovë; Aleanca e përkushtuar për të siguruar stabilitet në Ballkan

Shoqëruar nga Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s (CMC), admirali Rob Bauer, gjenerali Tod D. Wolters Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR), udhëtoi në kampin “Film City” në Prishtinë për një vizitë të shkurtër të NATO-s, në Komandandën Forcave të Kosovës (KFOR), udhëhequr nga gjeneralmajor Ferenc Kajári, të mërkurën, 8 dhjetor 2021.

Aleanca mbetet e përkushtuar për të siguruar stabilitet në Ballkan duke ruajtur një prani fleksibël dhe parandaluese për aq kohë sa të jetë e nevojshme
“Është gjithmonë qetësuese të dëshmosh përkushtimin e burrave dhe grave që punojnë shumë në KFOR. Kontributi i tyre për një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt, gjatë njëzet e dy viteve të fundit ka qenë i jashtëzakonshëm,” tha gjenerali Wolters.

Gjatë angazhimit, ata diskutuan zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e KFOR-it në përpjekjet për COVID-19.

“Misioni KFOR i NATO-s ka një rol themelor si një forcë stabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Burrat dhe gratë që shërbejnë këtu janë një shtyllë sigurie për popullatën vendase. Duke folur me ta sot bëhem jashtëzakonisht krenar,” tha admirali Bauer.

Misioni i NATO-s, i KFOR-it është të kontribuojë në një mjedis të smbrojtur dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në kryerjen e misionit të tij, KFOR-i bashkëpunon dhe ndihmon Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë, si të përshtatshme, për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore.

“Aleanca mbetet e përkushtuar për të garantuar stabilitetin në Ballkan duke ruajtur një prani fleksibël dhe parandaluese për aq kohë sa nevojitet,” tha gjenerali Wolters.

_nato4

 

Fraksion.com