Kuvendi në seancë plenare për tre marrëveshje të rëndësishme
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar do të shqyrtojë disa projektligje të rëndësishme si projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.
Kuvendi do të shqyrtojë sot miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 2.12.2021. Projektligj “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë”. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 99/2021 “Për ratifikimin e vendimit të komitetit të Përbashkët EFTA – SHQIPËRI nr. 1 i vitit 2021 miratuar më 24.6.2021 për ndryshimin e protokollit B të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ dhe ndryshimi i marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës dhe Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Islandës si pjesë përbërëse e saj”.
Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë COVID-19″. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Konkurrencës”.
Fraksion.com