AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 222 raste të reja në 24 orët e fundit, 2 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1.928 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar të infektuar 130 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan, 8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnjë, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.

Janë 5,709 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin, 142 prej të cilëve po marrin trajtim në spital.
ndërkohë, në të gjithë vendin vazhdon procesi i vaksinimit.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Statistika (09 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore   222
Të shëruar në 24 orë  493
Të shtruar në spitale  142
Humbje jete në 24 orë   2
Testime ditore       1,928

Testime totale     1,413,555

Raste pozitive   202,863
Raste të shëruara  194,026
Raste Aktive     5,709
Humbje jete     3,128

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2,692
Fier  628
Gjirokastër  537
Shkodër   441
Durrës     363
Berat    250
Elbasan  242
Vlorë    205
Lezhë   159
Korçë  105
Kukës    49
Dibër      38

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com