AktualitetTë fundit

Vari veten me lidhësen e këpucëve; “Këtë vit mbarova 2 vite gjimnaz…”, zbulohet letra e shqiptarit, ja çfarë i kërkonte drejtorit të burgut në Larisa

“Këtë vit mbarova 2 vite gjimnaz dhe duhet të kthehem në qeli dhe përditshmëria ime është shumë e mërzitshme për trurin tim”. Kjo është letra që ka shkruar Adem Rusi, i cili sipas autoriteteve vrau veten në furgonin e burgut.

Letra në fjalë është shkruar nga i riu në vitin 2017, ku i kërkonte drejtorit të burgut në Larisa, ku ai ishte në atë kohë, që të vazhdonte shkollën “Shkolla e një mundësie të dytë”.

Kujtojmë se letra në fjalë në atë kohë bëri xhiro në mediat greke, të cilat raportuan kërkesën e të riut, i cili kërkonte që të arsimohej. Mediat greke raportuan se shqiptari i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur me lidhësen e këpucëve në furgonin e policisë së burgut.

Nga ana tjetër vëllai i viktimës, Shkëlqim Rusi deklaroi sot për mediat vendase se Ademi nuk ishte vetëvrarë, por akuzoi gardianët e burgut për vrasje.

 

 

foto galeri

 

Fraksion.com