AktualitetNATO/BETë fundit

Shefat e Mbrojtjes të NATO-s adresojnë sfidat e sigurisë me të cilat përballet Aleanca

Më 6 dhjetor 2021, 30 Shefat e Mbrojtjes së të NATO-s u mblodhën në një takim virtual të Komitetit Ushtarak për të diskutuar mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Aleanca, në të gjitha fushat operacionale dhe në të gjitha zonat gjeografike.

Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë informoi Komitetin Ushtarak, ashtu si edhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Inteligjencën dhe Sigurinë. Shefat e Mbrojtjes shkëmbyen informacione për të marrë një mirëkuptim kolektiv në mënyrë që të forcohet frenimi dhe qëndrimi mbrojtës i Aleancës. Qëllimi i takimit ishte promovimi i transparencës midis aleatëve dhe përafrimi i aktiviteteve të vazhdueshme kombëtare dhe aleate.

Komiteti Ushtarak, i kryesuar nga admirali Rob Bauer, është përgjegjës për këshillimin e autoriteteve politike të NATO-s mbi masat që konsiderohen të nevojshme për parandalimin dhe mbrojtjen e përbashkët të territorit të NATO-s dhe për zbatimin e vendimeve në lidhje me operacionet dhe misionet e NATO-s.

 

Fraksion.com