AktualitetTë fundit

‘Omicron’ mund të ketë mbërritur në Shqipëri, dërgohen analiza në laboratorin e Berlinit

Mutacioni “Omicron” i Covid-19 vijon të shkaktojë shqetësim në mbarë botën ndërsa kanë lindur dyshimet se mund të ketë hyrë në Shqipëri. Për ta vërtetuar këtë mbetet konfirmimi zyrtar nga laboratori i referencës në Berlin ku janë dërguar disa kampione.

Deri më tani, nga të dhënat që mbërrijnë nga 38 vendet e prekura nga “Omicron”, vijnë të dhëna se ka një klinikë me simptoma të lehta pa shkaktuar humbje jete.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në vendin tonë vihet re se ka rritje të rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë shënuar 7 viktima dhe 393 raste të reja me Covid-19.  Me gjithë përpjekjet e mjekëve, humbën jetën: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha.

Janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 393 qytetarë, në këto bashki: 158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat, 10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.

 

Fraksion.com