“Ka punuar prostitutë në Itali”; Antonela flet për herë të parë dhe zbulon të vërtetën për jetën private
Antonela Berisha, e cila së fundmi është bërë pjesë e Big Brother VIP ka folur për paragjykimet që ka vuajtur për jetën e saj private.
Në një bisedë me konkurentën tjetër të BBV, Beniadën, ajo ka treguar se si u shpërnda lajmi se ka punuar prostitutë në Itali dhe këtë e mohoi duke thënë se e ka me letra çdo gjë.
“Më kanë paragjykuar gjithmonë, që kam qenë e huaj, që vishem ekstravagante, që jam rritur pa baba. Më kanë paragjykuar dhe që kam jetuar në Itali. Se sipas shqiptarëve, kush jeton në Itali, bën prostitutën.
Një i çmendur që më ka inat, ka shkuar t’i thojë portaleve që kam punuar në Hungari e Rumani. Unë e kam me letra se ku kam punuar. Kjo e Italisë më kanë bërë shumë bezdi. Unë e kam treguar historinë e jetës që kemi rrezikuar jetën nga babi. Më kanë paragjykuar se e kam treguar këtë gjë!”- tha Antonela.
Fraksion.com