Horoskopi ditor, e mërkurë 8 dhjetor 2021
Ky është horoskopi ditor për ditën e nesërme, e mërkurë 8 dhjetor 2021. Parashikimi i yjeve se si do të ecë dita për punën shëndetin dhe dashurinë, për secilën shenjë.
Dashi
Nesër do të filloni të ndjeni nevojën për të sqaruar disa situata. Edhe nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me atë që keni tani, mbani mend se do të ketë lajme të bujshme deri në pranverën e ardhshme.
Demi
Do t’ju duhet të bëni shumë kujdes, pasi tensionet e së shkuarës mund të rishfaqen gjatë ditës. Ndoshta do të ketë probleme pune që ende nuk janë kapërcyer ose do të jeni në qendër të thashethemeve keqdashëse.
Binjakët
Hëna do të jetë në aspekt të mirë: do të gjeni forcën dhe vitalitetin që ju ka munguar në ditët e fundit. Madje, e diela e ardhshme do të jetë një ditë edhe më intriguese nga pikëpamja sentimentale.
Gaforrja
Nesër do të jetë më mirë për ju që të përballeni me qetësi dhe kujdes. Fatmirësisht, nuk do t’ju mungojë forca që ju nevojitet për të përfunduar detyrat e shtëpisë. Afërdita përballë vazhdon të shkaktojë tension në dashuri, edhe në çiftet afatgjatë, nëse nuk kanë baza të qëndrueshme.
Luani
E nesërmja do të jetë një ditë për t’u përballur me kujdes, në dashuri dhe në përgjithësi në marrëdhëniet me të tjerët. Ju duhet të shmangni provokimin e tepërt të njerëzve të tjerë, përndryshe rrezikoni të futeni në polemika rraskapitëse dhe ta përfundoni ditën e shkatërruar.
Virgjëresha
Nesër do të duhet të përpiqeni të zgjidhni problemet në punë dhe marrëdhëniet familjare. Nuk po kaloni keq, por këto ditë mund të ndiheni më nervozë, intolerantë ose rebelë seç duhet, duke e gjetur veten duke debatuar për qëndrimet e disa njerëzve.
Peshorja
Sipas parashikimeve astrale të Paolo Fox, do të ndiheni shumë më të fortë se në të kaluarën. Kjo forcë do t’ju vijë në ndihmë për t’u marrë me problemet tuaja. Në orët e ardhshme do të keni më shumë qartësi mendore, ide më të qarta.
Akrepi
Do të duhet të përballeni me një Hënë jo të mirë, duke ua vështirësuar gjërat. Midis mbrëmjes së së mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes mund të ketë momente të shqetësimit të madh: kini kujdes! Do të ishte më mirë të mos rrini zgjuar deri vonë, të mos e lodhni veten shumë.
Shigjetari
Nesër do të keni aleatë të rëndësishëm në krah, si Dielli, Mërkuri, Jupiteri dhe Saturni. Me ndihmën astrologjike të këtyre përmasave ka të ngjarë që dëshira për t’u rikthyer në lojë do të rritet, duke bërë diçka të re.
Bricjapi
Do të jeni akoma shumë të fortë dhe të sigurt. Megjithatë prej ditësh keni filluar të ndjeni nevojën për të hequr bezditë, njerëzit e kotë, sipërfaqësor, që mendoni se po ju bëjnë të humbisni kohë pa nevojë. Kjo është arsyeja pse këtë javë mund të ndiheni më të vetmuar, herë pas here, dhe të paduruar apo edhe të pa respektuar.
Ujori
Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë një ngarkesë të këndshme energjie. Do t’ju vijë në ndihmë, sepse do të jeni plot entuziazëm, dëshirë për të bërë, për t’u lidhur me njerëzit e tjerë. Duket si një ditë shumë dinamike dhe fitimprurëse. Gjëja e rëndësishme do të jetë të mos insistoni që ta bëni gjithmonë vetë. Ndonjëherë ju duhet të pranoni një kompromis. Tregohuni më të kujdesshëm në shpenzime!
Peshqit
E nesërmja (8 Dhjetor) mund të jetë një ditë plot të panjohura, dyshime dhe reflektime për shumë peshq. Ky hutim mund të lidhet me ndjenjat e dikujt, një ngjarje që vazhdon të shtyhet, një marrëveshje që nuk mund të arrihet.
Fraksion.com