AktualitetPolitikëTë fundit

“‘Hapat e parë’ në Paskuqan”; Kryeministri: Çerdhja e re gati të presë 80 fëmijë

Çerdhja e re “Hapat e parë” në Paskuqan është gati të hapë dyert për 80 fëmijët e zonën.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo çerdhe e rindërtuar me standardet më të mira.

“Mirëmëngjes dhe me çerdhen e re “Hapat e parë” në Paskuqan, gati për 80 fëmijë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Çerdhja e re “Hapat e Parë”, në Babrru-Qendër, është  rindërtuar më e madhe, më e fortë dhe më e bukur për 80 fëmijë të zonës.

Kjo çerdhe ofron kushtet më të mira për fëmijët me ushqim, fjetje, sistem ngrohje dhe ambiente pushimi dhe argëtimi.

Investimi në godinat arsimore ka qenë në fokus të bashkisë së Kamzës, e cila ka përfituar po ashtu nga programi i Rindërtimit.

 

Fraksion.com