AktualitetTë fundit

Do vizitoni Korçën? Ja si u paraqit situata në këtë qark në 24 orët e fundit

Moti i keq që vijoi gjatë gjithë ditës së djeshme, fatmirësisht nuk ka shkaktuar probleme në qarkun e Korçës. Mësohet se rreshjet e shiut dhe të dëborës në lartësitë mbi 1000 m kanë qene me intesitet të ulët dhe të përkohshme duke mos krijuar probleme.

Po ashtu të gjitha akset nacionale janë të kalueshme e pa probleme, po ashtu edhe ato rurale janë të hapura. Ka patur prurje të përrenjve nga mali i Gramozit në bashkinë Kolonjë, për të cilat po punohet për evitimin e problemeve te ndryshme.

Gjithashtu ka patur ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në Zonën e Gores, bashkia Pogradec, si dhe në fshatrat Vithkuq dhe Panarit, bashkia Korçë.

Grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve, ndërsa të gjitha institucionet janë duke monitoruar situatën.

 

Fraksion.com