AktualitetTë fundit

Analiza e dytë në testet e drogës; 11 efektivë të komisariatit dalin të pastër

Pothuaj në të gjitha komisariatet ku janë bërë testet e drogës janë konstatuar efektivë përdorues.

Deri më tani numri ka arritur 51 policë që u ka dalë testi pozitiv.

Pas Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës, në drejtorinë e Vlorës dhe të Sarandës këtë të martë u shënuan 18 raste e ndërsa drejtoritë e tjera të vendit ende nuk janë nënshtruar testit.

Testi i drogës në policinë e shtetit ka marrë goditjen e parë pasi 11 efektivat e komisariatit nr.2 që rezultuan përdorues në analizën e parë, kanë përsëritur edhe njëherë ekzaminimin duke dalë të pastër.

Me analizat e dyta në duar, ata kanë kërkuar rikthimin në detyrë ndërkohë që mësohet se kanë nisur bisedimet me strukturat e policisë për gjetjen e një zgjidhje.

Ky precedent ka vendosur në pikëpyetje gjithë procesin pasi efektivat e policisë në të gjitha qarqet janë duke kundërshtuar rezultatet e testimit duke kërkuar përsëritjen e tyre.

 

Fraksion.com