Të përqafuara pranë zjarrit; Bora Zemani nxjerr fotot krah Semit, mesazhi i fortë që jep
Trekëndëshi, Bora, Beatrix, Donald është shumëpërfolur ditët e fundit në opinionin publik shqiptar. Shkak është bërë nisja e romancës së re mes Donaldit dhe Beatrix dhe një histori e lënë pezull me Bora Zemanin, ish të dashurën e tij.
Mirëpo Bora ka reaguar pas deklaratave të Donaldit, se mes tyre gjithçka ka marrë fund, duke theksuar se ajo e mirëpret këtë vendim dhe se ai është i lirë të shohë jetën e tij. Gjatë gjithë kohës në qëndrimit në shtëpi, bashkimin e Borës dhe Donaldit e ka mirëpritur më së shumti Semi, shoqja e ngushtë e moderatores.
Madje, ajo u përfshi në një debat me Donaldin, kur ky i fundit tha se nuk është i lidhur dhe se nëse do të vinte një vajzë që pëlqente më shumë do të vijonte një njohje të re. Së fundmi, Bora dhe Semi kanë ndarë në rrjete sociale një foto, ku shkruhet:
“Me një beb të vockël fare”, shkruan Bora krahas fotove. Të dyja artistët na dhuruan emocione të bukura, kur Semi ishte banore e shtëpisë më të famshme në shtëpi dhe Bora hyri për ta surprizuar dhe për t’i ofruar mbështetje.