Life StyleTë fundit

Modelja e njohur filmohet duke thithur ‘pluhur’ në Duba

Mediat britanike kanë publikuar pamje ku modelja e njohur, Kaz Crossley, është filmuar duke thithur një substancë të bardhë të dyshimtë në një festë.

Ylli i rrjeteve sociale, 26 vjeçe, shihet duke u përkulur mbi një tavolinë ku duken të shtrira linja të mëdha pluhuri.

Videoja supozohet se është filmuar në Dubai në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa Britania e Madhe ishte në karantinë.

Askush nuk lejohej të udhëtonte nëse nuk ishte për punë. Por si shumë influencues në atë kohë, Kaz – e cila mburret me 1.2 milionë ndjekës në Instagram – po “punonte” në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Dubai ka zero tolerancë për veprat penale të lidhura me drogën. Dënimet për posedim droge, qoftë edhe sasi të vogla, shkojnë deri në 20 vjet burg.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com