Merr flakë në ecje dhe digjet plotësisht makina në Tiranë,dyshimet e policisë
Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër gjatë mbrëmjes së sotme. Incidenti ka ndodhur rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Traktorëve”.
Makina me drejtuesin e identifikuar me inicialet Xh.P. ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht.
Forcat blu bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Fraksion.com