AktualitetTë fundit

“I nipi i kërkuar për terrorin në lokalin në Lezhë”; Reagon deputeti Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur, e dija jashtë shtetit

Deputet i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka reaguar për ngjarjen e zbuluar sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi i tij, Ramazan Rraja.

Në një prononcim për Faxnews, deputeti tha se kishte 3 muaj që nuk kishte folur me nipin e tij.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur deputeti Rrahman Rraja. 28-vjeçari bashkë me dy persona të tjerë tentuan të rrëmbenin një person dhe u futën në lokal me maska e të armatosur.

Policia e Shtetit ka konfirmuar se menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në 13 nëntor në Zejmen të Lezhës, Ramazan Raja dhe dy shokët e tij janë larguar nga Shqipëria.

 

Fraksion.com