AktualitetTë fundit

Durrësi ‘zgjohet’ i përmbytur nga reshjet

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës e vijojnë pandërprerë dhe mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të qytetit bregdetar të Durrësit.

Disa kryqëzime rrugësh në lagjet 1, 18 dhe në Plazh e Shkozet janë zgjuar të përmbytura nga ujërat, duke shkaktuar vështirësi dhe vonesa në qarkullim për këmbësorët dhe automjetet. Po ashtu probleme janë shënuar edhe në lagjet periferike të qytetit.

Sikurse shihet edhe nga pamjet rrugët janë të përmbytura totalisht ndërsa qytetarët e kanë thuajse të pamundur të kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, nëse nuk do jenë të pajisur me çizme kundër ujit.

Po ashtu për shkak të motit të keq në Gjirin e Durrësit, dy tragetet e linjës janë nisur nga porti detar i Durrësit  në drejtim të Barit me 3.5-4 orë vonesë, ndërsa mëngjesin e sotëm tragetet e ardhura nga Bari kanë mbërritur në kohë.

 

Fraksion.com