AktualitetTë fundit

Vdes këmbësori në Fushë Krujë-Milot, automjeti e përplasi për vdekje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ë aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.

Një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë, i cili  ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com