Parku Kombëtar i Prespës pajiset me sinjalistikën vertikale
Për një ofertë turistike të përmirësuar në Parkun Kombëtar të Prespës vazhdon puna për pajisjen e të gjitha shtigjeve me sinjalistikën vertikale.
Lajmi bëhet i ditur nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë e cila njofton se sinjalistika në shtigjet e Parkut Kombëtar të Prespës do të ndihmojë turistët në eksplorimin e natyrës.
“Për një ofertë turistike të përmirësuar, vazhdon puna për pajisjen e të gjitha shtigjeve të Parkut Kombëtar të Prespës me sinjalistikën vertikale. Kjo ndërhyrje mundësohet me mbështetjen e partnerëve tanë të projektit të KfW “Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespë” Faza II dhe PONT”, thuhet në njoftim.
Parku Kombëtar “Prespa” hynë në zonat e mbrojtura në kategorinë 2, vendim i cili është shpallur në vitin 1999.
Përfaqësuesit specifikë të florës dhe faunës në park janë Venja (Juniperus excelsa), (Centaurea prespana), (Viola eximia), Dhia e egër e Ballkanit (Rupicapra r. balcanica), Ariu i Murrmë (Ursus arctos) Pelikani kaçurrel (Pelicanus Crispus).
Monumente natyre në park janë: Venjat e Kallamasitrit, Zgavra e Zaverit, Dushqet e Manastirit Djellas, Ishulli i Maligradit, Gurët e Mumjes, Shpella e Tren.
Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës janë Kisha e Shën Marenes, Kallamas, Kisha e Shën Gjergjit Gollomboc, Kisha e Shën Pjetrit Zaroshkë, Kisha e Shën Mërisë.
Fraksion.com