“Frika ime më e madhe ishte mami”, Rama publikon rrëfimin e Luana Vjollcës: Vaksinimi, drita në fund të tunelit
Teksa vijojnë të raportohen çdo ditë për rastet e reja dhe jetët e humbura si pasojë e koronavirusit, nga ana tjetër bëhet thirrja që të gjithë të vaksinohen për të ruajtur veten dhe personat që i rrethojnë.
Ditën e stome, kryeministri Edi Rama ka ndarë rrëfimin e moderatores Luana Vjollca me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, Luana Vjollca flet mbi periudhën e pandemisë së Covid-19 dhe rëndësinë e vaksinimit.
Ajo shprehet se gjëja që kishte më shumë frikë ishte infektimi i nënës së saj dhe fakti që duke mos qenë e vaksinuar, nuk do të mund ta përqafonte. Vjollca u bën thirrje të rinjve që të vaksinohen e të tregohen më të përgjegjshëm për personat e tyre të dashur.
“Mendoj që për të dalë nga gjithë situata ku ishim përfshirë është drita në fund të tunelit, është zgjidhja më e mirë, është një lloj shpëtimi që ndoshta të rinjtë nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre, kemi disa njerëz që duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe t’i mbrojmë. Janë pak më të vjetër në moshë dhe kanë nevojë për të gjithë përgjegjshmërinë tonë që nganjëherë na mungon.
Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa shëndeti. Të paktën flas nga ndjesia ime personale, ato dy vite, e gjithë frika ime ishte mami. Një nga arsyet që unë duhet të bëja vaksinën ishte që do ta përqafoja më shpesh. Kjo është zgjidhja e vetme për t’ju kthyer normalitetit dhe duhet ta bëjmë,”- thotë moderatorja.
Fraksion.com