“Akuzat e Berishës ndaj Bashës për Tayota Yaris”; Duma: Përse nuk thirri Kryesinë të na ndihmonte të gjithëve
Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ deklaroi se Kuvendi i 11 dhjetorit nuk përbën asgjë tjetër veçse pengmarrje.
Gjatë bisedës në studio, Duma u shpreh se Partia Demokratik nuk mund të identifikohet me ish-kryeministrin Sali Berisha pasi kjo sipas saj do ta kthente pas në të shkuarën partinë, ndërkohë që synimi është të ecë drejt të ardhmes.
Sa i përket akuzave të Berishës ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për çështjen ‘Toyota Yaris”, ajo e konsideroi si manipulim.
“Ne kemi një detyrë shumë të madhe ti bindim që kjo nuk është rruga e duhur. Mund të thotë shumë gjëra por nuk çon askund. Që 11 dhjetori nuk përbën zgjidhje, por pengmarrje. Ata që e kanë identifikuar partinë me Sali Berishën nuk duan më të dëgjojnë vetëm thonë je me ne apo nuk je men? Por nuk është kjo rruga. Ka zgjidhje me strategji sepse partia nuk identifikohet me individin. Të thuash që PD është Sali Berisha atëherë jemi në të shkuarën, por ne do të shkojmë në të ardhmen. Sot demokratë janë çarë sepse duan të tregojnë besnikërinë. Unë kam marrë një qëndrim dhe kam thënë të gjithë ata që thonë pro ose kundër. Për ata që rrinë në mes, në kohëra luftërash nuk kam aspak besim dhe respekt”, u shpreh Duma.
Duma: Është manipulim i plotë. Si qenka e vërteta kur ti e thua në vitin 2021 dhe nuk e ke thënë në 2020. Si mund të jesh i vlerësuar për këtë. Përse nuk na ka ndihmuar të gjithëve, nëse kjo ngjarje ka qenë e ditur nga Berisha. Tani pyetja ime është kjo nëse kjëto fakte janë ditur përse i ke mbajtur për vete. I ke mbajtur për t’i përdorur? Po ky është problem i madh…Ku është PD, po detyra ndaj saj. Po nëse e ke ditur përse nuk e ke thirrur t’i Kryesinë. Ky është shqetësimi…
Seancat plenare në Kuvend… Çfarë fryme kanë tani? Nuk i përgjigjeni sulmeve ndaj jush?
Duma: Një mik më thotë shpesh po dhe betejë në llum fitojnë derrat. Nuk duhet zbritur kurrë… Kur kam hyrë në politikë nuk kam pasur iluzionin që do bëj atë që nuk bëhet. Sa më shumë njerëz që vijnë nga një botë intelektuale pot ë jenë aty bëjnë më mirë. Nuk besoj që më takon që për atë pjesë njerëzish që më ndjekin unë duhet të zhgënjej dhe t’i jap kredite asaj që duhet të zhduket nga shoqëria.
Fraksion.com