Turqia fillon operacion të ri kundër organizatës terroriste PKK
Ministria e Brendshme turke njoftoi fillimin e një operacioni të ri kundër organizatës terroriste PKK në qytetet Ağrı, Erzurum dhe Kars.
Në një deklaratë nga ministria thuhet se operacioni dimëror “Eren-10” dëshmori i xhandarmërisë kapiteni Ferhat Çiftçi në Çemçe-Madur ka filluar në qytetet Ağrı, Erzurum dhe Kars me qëllimin për të nxjerrë plotësisht nga rendi i ditës së vendit organizatën terroriste PKK dhe për të neutralizuar terroristët që vlerësohet se janë strehuar në vend.
Në operacion nën drejtimin dhe administrimin e komandës rajonale të xhandarmërisë Erzurum, marrin pjesë 70 njësi operacionale me gjithsej 790 forca të përbërë nga njësitë e forcave komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH) dhe njësitë e forcat e sigurisë.
“Operacionet dimërore ‘Eren’ që zhvillohen për të eliminuar plotësisht terrorizmin brenda vendit vazhdojnë me sukses në mënyrë të besueshme dhe të vendosur me mbështetjen e popullit tonë”, thuhet në deklaratë./AA
Fraksion.com