New Yorku konfirmon 5 raste të variantit të ri Omicron
Shteti i New Yorkut në SHBA ka konfirmuar 5 raste të variantit Omicron të COVID-19, njoftoi të enjten guvernatorja Kathy Hochul.
“Më lejoni të jem e qartë: Kjo nuk është arsye për alarm. Ne e dinim se ky variant do të vinte dhe kemi mjetet për të ndaluar përhapjen e tij”, shkroi Hochul në Twitter.
Ajo u bëri thirrje banorëve të New Yorkut që të marrin vaksinat si dhe vaksinën përforcuese si dhe të mbanin maska.
Rastet e reja erdhën disa orë pasi u konfirmuan 2 raste të tjera të Omicron, një në Minesota dhe një në Kolorado.
Në një konferencë për media, Hochul tha se rasti i parë ishte një grua 67-vjeçare në qarkun Suffolk, e cila kishte qenë në Afrikën e Jugut.
Dy raste janë nga Queens dhe një në Brooklyn dhe i pesti është nga një bashki e paidentifikuar.
SHBA-ja identifikoi rastin e parë të variantit Omicron në shtetin e Kalifornisë të mërkurën. Pacienti, një banor i San Franciskos, u kthye nga Afrika e Jugut më 22 nëntor dhe rezultoi pozitiv më 29 nëntor.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të hënën se vendi do të regjistrojnë raste të variantit Omicron “herët a vonë”, por kjo nuk është arsye për panik.
Shkencëtarët afrikano-jugorë njoftuan më 24 nëntor se kishin zbuluar variantin, i cili ka disa mutacione. Rastet e variantit që atëherë janë regjistruar në një numër vendesh perëndimore.
Të premten e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli llojin një “variant shqetësues”.
Fraksion.com