AktualitetTë fundit

Moti i keq, ARRSH: Akset rrugore, të kalueshme në të gjithë vendin

Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi sot se të gjitha akset janë të kalueshme në të gjithë vendin.

Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri apel për përdoruesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë.

“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në njoftim.

 

Fraksion.com