AktualitetBota+Të fundit

Shtohen sanksionet ndaj regjimit të Bjellorusisë

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët kryesorë perëndimorë, kanë zgjeruar më tej sanksionet e tyre kundër elitës politike dhe ekonomike të Bjellorusisë.

Sanksionet janë kundër sjelljes së supozuar antidemokratike, shkeljet e të drejtave dhe shfrytëzimin e emigrantëve nga regjimi i Alyaksander Lukashenka.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se është miratuar raundi i pestë i sanksioneve të bllokut, që kur tensionet u rritën pas rizgjedhjes së diskutueshme të Lukashenkës në gusht të vitit të kaluar dhe me një krizë që vazhdon për mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme të grumbulluar në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë.

Bjellorusia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, të cilat protestuan pas zgjedhjeve të gushtit 2020, që zgjatën sundimin 26-vjeçar të Lukashenkës.

Po ashtu është raportuar për tortura dhe keqtrajtime dhe disa njerëz kanë vdekur gjatë këtyre trazirave.

Sanksionet e reja të BE-së synojnë 17 individë dhe 11 subjekte që konsiderohen përgjegjëse për krizën në kufirin ndërmjet BE-së (Polonisë) dhe Bjellorusisë.

Ato pritet të hynë në fuqi pas botimin në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Në total, BE deri më tani ka shënjestruar për të sanksionuar 183 individë dhe 26 subjekte bjelloruse.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja njoftuan gjithashtu masat e tyre ndëshkuese që synojnë entitetet bjelloruse, duke përfshirë edhe ngrirje të plotë të aseteve.

Në një deklaratë të përbashkët, BE, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara përmendën “sulmet e vazhdueshme ndaj të drejtave të njeriut dhe liritë themelore në Bjellorusi, shpërfilljen e normave ndërkombëtare dhe aktet e përsëritura të represionit”.

Javën e kaluar, udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim Svyatlana Tsikhanouskaya vlerësoi guximin e BE-së për të vendosur sanksionet, por kërkoi “veprime më të ashpra” për të rritur presionin “mbi ndërmarrjet që janë monopolizuar nga Lukashenka dhe familja e tij”.

Kriza në kufirin BE-Bjellorusi ka kontribuar gjithashtu në tensionet e BE-së me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin, një aleat i vjetër i Lukashenkës, i cili ka urdhëruar patrulla ajrore mbi kufirin e Bjellorusisë që kur ngërçi u intensifikua.

Lukashenka ka qenë në pushtet në Bjellorusi që prej vitit 1994, por rizgjedhja e tij si president në gushtin e vitit të kaluar nuk është pranuar nga Perëndimi, pasi zgjedhjet janë parë si të manipuluara./rel

 

Fraksion.com