Life StyleTë fundit

Nuk ndahen më! Donaldi dhe Beatrix përjetojnë momentet më romantike

Tashmë që e kanë konfirmuar pëlqimin për njëri-tjetrin, Donaldi dhe Beatrix shihen kudo të pandarë. Veç përqafimeve dhe puthjeve, ata kanë përjetuar një moment romantik teksa kanë vallëzuar me njëri-tjetrin nën tingujt e një prej këngëve të Alban Skënderajt.

Ata nuk janë ndarë nga njëri-tjetrit, ndërsa banorët i vështronin të lumtur.

Ditën e djeshme Beatrix tregoi në një bisedë me Sarën dhe Beniadën se ata janë stepur prej Semit, por fakti që Donaldi i ka dhënë dritën jeshile e ka bërë atë të ndihet më mirë.

“Unë personalisht rrushi, do kisha qenë në supersiklet, por dritën jeshile e kam marrë nga ai. Përderisa ai më ka dhënë aprovimin…”, tha Beatrix.

“Kam pasur shumë frikë, kur doli aty, fillova të flas budalliqe, isha në super siklet. Unë? Nuk jam këtu! Isha shumë në siklet, se ishte nata që u bënë dhe shpëtimet”, tha ajo më tej.

Ndërkohë, mbrëmjen e spektaklit Donaldi deklaroi se ai po bën atë që do. Ai e ka pranuar që ka pëlqim për Beatrixën, pavarësisht se javët e para pohoi se kishte ende ndjenja për Bora Zemanin e madje e puthi atë kur ajo hyri në shtëpi për të takuar Semin. Bora nuk ka reaguar ende për këtë afrimitet, por ajo e ka hequr varësen që Donaldi i dërgoi për përvjetorin e lidhjes së tyre.

 

Fraksion.com