Mbi 1.1 milionë tonë mallra u eksportuan përmes Portit të Durrësit
Eksportet e mallrave nga Porti i Durrësit kanë vijuar me ecurinë pozitive në këto 10 muaj të 2021 edhe në krahasim me para krizën pandemike.
Autoriteti Portual i Durrësit informoi se rritje të fortë kanë pasur eksportet e materialeve të ndërtimit e metaleve si dhe mallrave të transportuara me kontejnerë.
Në total gjatë periudhës janar-tetor u eksportuan mbi 1.1 milionë tonë mallra, ose 307,488 tonë mallra më shumë se gjatë të njëjtës periudhe të 2020-ës. /j.p/
Fraksion.com