“Ju ftoj të bëni një dëgjesë”; Rama interepelancë me Shehun: Ballkani i Hapur mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar integrimin
Në interpelancë me ish-ministrin e jashtëm Tritan Shehu, kryeministri Edi Rama u shpreh se Ballkani i hapur nuk zëvendëson procesin e Berlinit, por është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit.
“Ju falënderoj për këtë mundësi, besoj që për tema të interesit të përbashkët kombëtar, s është asnjëherë mjaft të diskutojmë. Kemi detyrën të bëjmë më shumë për të dëgjuar njëri tjetrin
Ballkani i Hapur nuk është zëvendësim i procesit të Berlinit. Wshtë një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit ku adresohet domosdohsmëria që piketat e mbetura në letër të Berlinit të transformohen në km të bëra bashkarisht drejt realizimit të vizionit të këtij procesi. adresohen nevojat e dpd të qytetarëve, prodhuesve apo tregtuesve të këtij vendi.
A e dini ju z. Shehu apo kushdo qoftë se sa janë kompanitë eksportuese shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Shqipëria ka 371 eksportues në Maqedoninë e Veriut dhe 165 eksportues në Serbi. Nga 165 eksportues shqiptarë në Serbi 57 prej tyre janë eksportues frutash e perimesh, që janënë aktivitet.
Për të kaluar tranzit në Malin e Zi, sipas të dhënave të kompanive tona, vetëm kosto për kontrollin veterinar është 80 euro + 20 euro për agjencinë doganore, shto edhe koston e kohës së pritjes.
Mekanizmi i Ballkanit të hapur dhe marrëveshjet që po bëjmë, disa do firmosen para festave në Tiranë, do bëjnë që lehtësia që do u bëhet kompanive të jetë eksponenciale në raport me vështirësitë që kanë sot.
Ju pyesni pse unë mendoj se një nismë e iniciuar nga Vuçiç mund të jetë e rëndësishme? Kjo është një çështje e ngritur në 2015, në samitin e procesit të Berlinit në Paris. Ndërkohë që unë do t’ju citoja një pjesë të raportit të fundit të KE për Shqipërinë te kriteri politik ku flitet për raportin mes Shqipërisë e vendeve fqinje, sa i përket raportit në kuadër të tregut të përbashkët Shqiëpria ka luajtur një rol aktiv në proces.
Është e pamundur që punët tona në këtë rajon të na i bëjnë me rekomande të tjerët që i kemi aleat, partner e miq që i kanë për vendet e tyre, e s’mund të merren me menaxhimin e vendeve tona. Po të shihni kalendarin e procesit të Berlinit, nga një samit në tjetrin kemi boshllëk, pa u jetësuar.
Bashkëpunimi ekonomik rajon dhe krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, E vetmja gjë ku ne dallojmë është si jo cfarë. Ne duam një treg të për bashkët rajonal ku të zbatohen 4 liritë e Ballkanit. Kryesore është implementimi, nuk kemi një proces implementimi të ndjekur në kohë reale nga shtet gjë që e mundëson Ballkani i hapur.
Ju ftoj të bëni një dëgjesë me komunitetin e biznesit, t’i dëgjoni ata për interesat e tyre.
Ju thoni a nuk e shikon kryeministri lidhjen me Jugosllavinë e re. Unë këtë lidhje nuk e gjej dot. Unë synoj zbatimin e 4 lirive në rajon.
Se si mund të jetë një vizion rus apo kinez vizioni i prcoesit të Berlinit unë nuk e di di që Ballkani i Hapur është një mekanizëm i zbatimit. Kosova humbet një shans duke munguar në tryezë. Ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike është përdorur në histori si katalizator për të zgjidhur cështje politike.” u shpreh Rama.
Fraksion.com