Horoskopi për muajin dhjetor 2021
Parashikimi i horoskopit për muajin dhjetor 2021. Parashikumi i yjeve se si do të jetë puna, financat dhe dashuria për secilën shenjë..
Dashi
Ka shume mundësi që asgjë të mos ju shkoje si e dëshironi këtë muaj. Planetët do i keni kundër dhe problemet mund të zmadhohen me kalimin e ditëve. Ju që keni një lidhje do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni në asnjë moment. Kjo mund ta acaroje partnerin, i cili gjithashtu nuk do hapë rrugë. Ju beqarët duhet të ruani sa më shumë qetësinë sepse po u nxituat do e lëndoni veten. Shëndeti do ketë probleme serioze. Do jeni nervozë gjithë kohës, mund të prekeni nga virozat e stinës, por mund të keni edhe probleme me stomakun. Financat nuk do jenë shumë të trazuara, por çdo gjë mund të ndodhe nëse kryeni investime të pamenduara mirë. Në punë do ju mungojë serioziteti dhe mund t’i zhgënjeni tej mase shefat tuaj. Do ju jepni mundësinë kolegeve të tallen mjaft me ju.
Demi
Do kaloni edhe ditë të vështira gjatë këtij muaj, por nuk duhet ta lëshoni veten për asnjë moment. Ju të dashuruarit duhet të jeni të matur dhe do i zgjidhin me qetësi të gjitha problemet që ju kishin dalë më herët. Për ju, me e rëndësishmja nga të gjitha është lumturia. Beqarët më mirë të mos nxitohen që të mos gabojnë. Shëndeti do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Nuk do keni shqetësime aspak dhe madje mund të jeni edhe më energjikë se më parë. Në planin financiar do gjendeni përballë problemeve goxha të mëdha dhe vetëm familjarët do mund t’iu japin një zgjidhje. Në punë do jeni gati të bëni çdo lloj çmendurie vetëm për të arritur atje ku keni dëshiruar. Rruga do jetë disi e vështirë, por në fund keni për t’ia dalë mbanë. Do ndiheni krenarë dhe do keni më shumë besim se kurrë tek vetja.
Binjakët
Ky nuk do jetë muaj shumë i mirë për ju. Nuk do jeni të shoqërueshëm dhe do bëni çdo gjë ashtu si do ju thotë mendja për momentin. Nëse jeni në një lidhje do krijoni debate të kota me partnerin dhe do ndiheni keq të dy. Mundohuni ta shihni çdo gjë ndryshe nëse nuk doni të shkatërroni gjithçka të ndërtuar deri më tani. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës të përhumbur dhe nuk do përfitoni dot nga mundësitë që do iu jepen. Gjendja shëndetësore fatkeqësisht nuk do jetë ashtu si do dëshironit. Herë pas here do ndiheni keq dhe mund të keni shqetësime serioze. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po bëtë çmenduri me shpenzimet do mbeteni pa para. Në pune nuk do ju mungojë as vullneti dhe as durimi, por fatkeqësisht disa kolege do ndërhyjnë t’ua prishin gjithë planet.
Gaforrja
Ky nuk do jetë muaj shumë i mirë për ju. Do kërkoni gjithmonë më tepër nga vetja e nga partneri dhe gjerat nuk do ju ecin si duhet. Ju që jeni në një lidhje duhet t’i jepni disi më shumë prioritet jetës intime. Dijeni se po e latë pas dore partnerin do keni mosmarrëveshje më pas ose dikush tjetër do ua marrë nga duart. Ju beqarët do joshni pafund, por nuk dihet me saktësi nëse do filloni një lidhje serioze apo do keni thjesht aventura. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni më energjike se më parë dhe nervozizmi nuk do ekzistoje më. Gjendja e financave nuk do jetë në momentin më të mirë. Tregohuni shumë të matur me çdo lloj shpenzimi. Në punë do jeni mjaft këmbëngulës dhe do arrini shumë shpejt atje ku keni dashur gjithmonë.
Luani
Pas një periudhe disi të vështirë që keni kaluar, këtë muaj do rilindë dielli dhe do jeni goxha më të qetë. Ju të dashuruarit do i jepni më tepër prioritet jetës tuaj sentimetale dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës partnerin. Do dini si ta doni atë me fjalë dhe me gjeste. Ju beqarët do bëni të pamundurën që të krijoni sa më parë një familje. Java e dyte do jetë më e favorshmja nga ta gjitha dhe mundësitë do jenë të shkëlqyera. Gjendja shëndetësore do jetë disi problematike. Mund të keni dhimbje fyti dhe do ndiheni pa fuqi. Sektori financiar do vazhdojë të mbetet delikat. Vetëm me ndihmën e specialisteve mund të arrini atje ku keni dëshiruar. Në planin profesional do ju bëhen goxha propozime kështu që shfrytëzojini sa më shumë që të mundeni.
Virgjëresha
Këtë muaj do keni ide të mira dhe do përjetoni emocione pa fund. Do i konceptoni ndryshe gjërat dhe do tregoheni më të matur. Ju që jeni në një lidhje, javën e pare do keni probleme të mëdha dhe mund të ndihen keq. Jepini fund autoritetit të tepruar nëse doni që t’iu rikthehet qetësia sa më parë. Ju beqarët duhet të dilni e të argëtoheni sa më shumë që të mundeni. Nëse do keni mundësi mund të përfitoni edhe nga ftesat që do ju bëhen. Shëndeti mund të ketë vetëm disa shqetësime të vogla për shkak të lodhjes në pune, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Në planin financiar do bëni mirë të mos nxitoheni për të kryer investime. Në punë mos ju besoni të gjitha atyre që do ju thonë disa kolegë sepse do e bëjnë çdo gjë që t’iu prishin planet. Dëgjoni vetëm mendjen tuaj dhe keni për të arritur gjithnjë e më lart.
Peshorja
Optimizmi dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjatë gjithë këtij muaji Do gjeni kohën e nevojshme për të kaluar me të afërmit, me miqtë dhe me personat e zemrës. Nëse keni një lidhje, mos ju besoni aspak atyre që ju rrethojnë sepse do ju shkaktojnë vetëm vuajtje dhe mund të nxisin tensionin me partnerin. Ju beqarët më në fund do bini në krahët e një personi sharmant, i cili do ua bëjë çdo moment edhe më të bukur. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime. Mund të ndieni dhimbje gjunjësh, dhëmbësh apo edhe kockash. Këshillohuni me specialistet dhe merrni kurat e duhura. Financat mund të jenë gjithashtu problematike. Nuk do ju dalin paratë as për të blerë gjërat më të domosdoshme. Në punë do merreni vesh me koleget tuaj dhe kjo do ju japë qetësi në projektin e nisur. Në javën e tretë mund të nënshkruani edhe një kontratë të rëndësishme.
Akrepi
Ky muaj ka për të qene shumë më i mirë për ju. Gjithçka do sqarohet edhe me të afërmit dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, do i jepni vendin që meriton partnerit dhe do e mbani më pranë vetes atë. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në vend që jeta të bëhet më e bukur ka për të qenë më e trishtë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë nuk do jetë dhe aq i qetë. Mundohuni që për çdo lloj shqetësimi të këshilloheni me mjekët dhe të merrni kurat e duhura. Financat do mbeten ende delikate nëse nuk merrni masa strikte. Borxhe nuk duhet të jepni për asnjë lloj arsyeje. Në punë do filloni projekte afatgjata dhe falë disa strategjive që do përdorni keni për të arritur më shpejt atje ku keni dashur.
Shigjetari
Gjate këtij muaji do jeni përgjithësisht të qetë dhe të kuptueshëm. Do i merrni parasysh kritikat që do bëni dhe do i zbatoni këshillat tuaja. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale ka për të qenë shumë e begatë. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe në çdo moment do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njëri-tjetrit. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do guxoni edhe të filloni lidhje me disa persona që pëlqeni. Shëndeti herë pas here mund të ketë edhe disa shqetësime të vogla. Mundohuni të mos visheni holle, të mos e teproni me ushqimin dhe të bëni kontrolle tek dentisti. Financat nuk do jenë të këqija, kështu që mund të guxoni të bëni edhe ndonjë investim afatgjatë. Në punë do jeni ambiciozë dhe nuk do ndaleni përpara asnjë lloj sfide. Priten vetëm arritje dhe të mira sidomos nëse punoni në kompani private.
Bricjapi
Nëse nuk doni të keni probleme gjatë këtij muaji, nuk duhet kurrsesi të tregoheni të pamatur dhe të nxituar. Nëse keni një lidhje mirë është të shtoni dozat e fantazisë dhe të imagjinatës në mënyrë që të ruani gjithë kohës harmoninë. Nëse lejoni që rutina të bëhet pjesë e jetës suaj, shumë shpejt do vijnë edhe problemet. Ju beqarët do jeni më pozitivë se një muaj më pare dhe nuk do i refuzoni ftesat që do iu bëhen. Atëherë kur nuk do e prisni mund t’iu ndodhin edhe gjërat më të bukura. Pas datës 15 gjithçka ka për të qenë më ndryshe. Shëndetin do arrini ta mbani gjithë kohës nën kujdes dhe nuk keni për të pasur as shqetësimin më të vogël në këtë sektor. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni buxhetin. Në punë do arrini majat edhe falë ndihmës së kolegëve.
Ujori
Ky ka për të qenë një muaj mjaft pozitiv për ju. Do i arrini që të gjitha qëllimet që do i vini vetes dhe do ndiheni mjaft të qetë. Për ju çiftet mund të ketë fillimisht disa ditë të tensionuara, por gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa mund ta kishit menduar. Partneri do hedhë pas krahëve çdo gjë dhe do iu bëjë të ndiheni për mrekulli. Për ju beqarët, ky nuk do jetë një muaj shumë i favorshëm për takime, kështu që ju duhet ende të bëni durim. Për të mos u mërzitur më mirë ta shfrytëzoni kohën duke e kaluar me miqtë. Shëndeti ka për të qenë disa herë më i mirë nga më parë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Nuk do keni më as dhimbje kockash apo muskujsh. Financat do përkeqësohen tej mase nëse vazhdoni të shpenzoni si më parë. Vërini vetes fre sa më parë. Në punë do i arrini më shpejt objektivat nëse punoni në grup.
Peshqit
Ky muaj do jetë i begatë për të gjithë ju. Do i kaloni pa shumë mundim sfidat dhe vështirësitë që do ju dalin. Nëse keni një lidhje do i rregulloni që javën e parë problemet që ju kishin dalë dhe do ndiheni më të qetë. Duke reflektuar gjithmonë me shumë kujdes para se të hidhni hapa do e mbani gjithë kohës klimën të qetë. Ju beqaret do i keni të gjitha mundësitë për të realizuar takimet e ëndërruara. Mundet që edhe ndonjë flirt kalimtar mund të shndërrohet në diçka më tepër. Shëndeti në disa momente mund të jetë delikat. Do keni shqetësime nga koka, nga shpina ose nga stomaku. Shpenzimet duhet t’i kryeni gjithmonë me llogari dhe nuk duhet kurrsesi të nxitoheni. Vetëm kështu do shmangni tronditjet. Në punë herë pas here do ndiheni si të bllokuar dhe nuk do dini çfarë të bëni. Gjërat nuk do ju ecin si kishit menduar.
Fraksion.com