AktualitetPolitikëTë fundit

Hillary Clinton fton Edi Ramën në New York, zbulohet arsyeja

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të premte drejt SHBA.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga burime qeveritare mëson se kryeministri është ftuar në New York nga ish zonja e parë dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.

Në New York zonja Clinton në emër të organizatës Vital Voices do t’i dorëzojë zotit Rama një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afgan strehuar në vendin tonë. Kryeministri Rama do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.

Ceremonia do të mbahet me 6 Dhjetor nga ku do të nderohen edhe Sekretari Përgjithshëm i UN Secretary General Antonio Guterres, IRC Head David Milliband dhe President Joe Biden.

Deri më tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700.

Destinacion përfundimtar ata kanë Amerikën, por Shqipëria ka marrë përsipër strehimin e të paktën 4 mijë refugjatëve, pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët.

 

Fraksion.com