Dorëhiqet Ferdinand Xhaferaj, ja kush emërohet kreu i ri i PD-së në Durrës deri në zgjedhje
Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës. Mësohet se kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Në vend të tij, është emëruar Luan Hoti, i cili mbante postin e sekretarit të degës të Partisë Demokratike.
Sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka dorëzuar dorëheqjen që në muajin korrik, kjo në bazë të rregullores e cila përcakton se cilido kryetar dege që kandidon për deputet, s’mund të ushtrojë më funksionin e kryetarit të degës, teksa është firmosur tani nga kreu i PD.
Hoti është emëruar në këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve në Durrës duke zëvendësuar kështu deputetin Ferdinand Xhaferaj .
Fraksion.com