AktualitetPolitikëTë fundit

“Do t’ju presë ministrja, mos rrini në shi!”; Rama takohet me tetraplegjikët që protestojnë jashtë Kuvendit (Foto)

Teksa jashtë Kuvendit tetraplegjikët zhvillojnë një protestë, kryeministri Edi Rama është ndalur dhe ka biseduar me ta.

Kreu i qeverisë iu ka premtuar kësaj kategorie që ata do të dëgjohen nga ministrja e dikasterit përkatës.

“A e keni marrëveshjen me vete?! Ministrja do t’ju dëgjojë, mos rrini në shi! Do t’ju presë ministrja më pas unë do komunikoj me të. Neser iki ne SHBA dhe sapo të kthehem prej andej do ju pres ne zyre”, tha Rama.

Pasi Rama i delegoi çështjen në fjalë ministres së Financave Delina Ibrahimaj, kjo e fundit doli nga salla e Kuvendit dhe po zhvillon një takim me ta.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com